Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga Kuvendi për Report Tv në lidhje me marrëveshjen Meta-Berisha të nënshkruar disa minuta më parë.
Ai është shprehur se kjo është një marrëveshje e vlefshme dhe që i ka dhënë frytet e saj dhe më parë.
“Gjithë faktorët duhet të jenë të bashkuar dhe për më tej që asnjë votë të mos shpërdorohet, të shkojë ku nuk duhet dhe të favorizojë Edi Ramën.
Ky bashkim është i nevojshëm, por tani duhet të bëjmë të pamundur për një kandidat zyrtar dhe të denjë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër ai është shprehur mosbesues për bashkimin e dy kahve të PD-së, por refuzoi të tregonte cilën nga anët do të mbështeste.
“Ti lemë kohë negociatave nuk dua të them se kë do të mbështesë në këtë mes. Pas do pres të mësojë se në cilën pikë u ndan dhe në cilën u bashkuan, që më pas të dijë se kujt do t’i japë të drejtë,” shtoi ai.
Ai përfundoi duke thënë se do të jetë pjesëmarrës në protestën opozitare të 12 nëntorit.