Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për transportimin e 7 emigrantëve.
Sipas njoftimit 30-vjeçari i identifikuar me inicialet P. Ç banues në Poliçan, Berat u shpall në kërkim, pasi transportonte kundrejt fitimit, me automjetin e tij, 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Duke përfituar nga kushtet e errësirës, mbrëmjen e datës 12.09.2022, ai u largua menjëherë nga vendngjarja sapo evidentoi mbërritjen e punonjësve të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Elbasan, për veprime të mëtejshme.