Deputeti i PD-së Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë “kërkoi llogari” pasi sipas tij në raport thuhet se 45.3 miliardë euro mungojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk dihet se ku kanë shkuar këto para.
“Kur lexon shifrat, duke nisur nga gazetarët do të mendojnë shiko sa janë vjedhur. Në 510 miliardë në total e pastaj tek një shifër që vjen më e vogël, në 385 miliard lekë ju mendoni se ka 45.3 miliardë lekë të munguara.
Ju lutem mund të thoni tipologjinë e kësaj, tipologjinë e shkeljes që është bërë. Sepse në qoftë se unë vij me faturë në doganë dhe ti më thua se dua të mbaje referencën dhe referenca është kjo,” tha Braçe.