-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmontohet” karteli greko-shqiptar i drogës në Atikë, sekuestrohet 1 ton hashash me vlerë 4 mln euro

Kryesoret

Një bashkëpunim i anëtarëve të kartelit shqiptar të drogës me trafikantë dhe tregtarë grekë rezultoi në krijimin e një organizate kriminale që financonte, kultivonte dhe trafikonte kanabis në të gjithë vendin.

Prokuroria e Narkotikëve e Sigurimit të Atikës arriti të “shkatërrojë” bandën, të lokalizojë plantacionin e fshehtë në një pjesë të thellë të Ilisë dhe të konfiskojë pothuajse një ton hashash, vlera e të cilit i kalon 4 milionë euro. Nëpërmjet dosjes së zbuluar nga protothema.gr, shpaloset e gjithë veprimtaria e bandës.

Struktura organizative dhe rolet ishin të qarta. 30-vjeçari shqiptar kishte marrë përsipër financimin dhe kultivimin e fidanëve të kanabisit dhe, përveç kësaj, gjetjen e fuqisë punëtore të nevojshme, koordinimin dhe furnizimin për kultivimin dhe vjeljen e kanabisit.

Një grek 50-vjeçar kishte marrë përsipër financimin e dhe kultivimin e  fidanëve të kërpit dhe gjetjen e mjeteve për të lehtësuar transportin e fuqisë punëtore dhe të furnizimeve në vendin e plantacionit.

Një 56-vjeçar grek, kishte marrë përsipër mbikëqyrjen dhe kontrollin e plantacionit, korrjen e kërpit, gjetjen e mjeteve të përshtatshme si dhe ruajtjen e sasive të kërpit për trafikim të mëtejshëm. Djali i 56-vjeçarit grek, 26 vjeç, kishte marrë përsipër ruajtjen e sasive të kanabisit për trafikim të mëtejshëm.

Një shtetas 49- vjeçar kishte marrë përsipër monitorimin e objektit dhe marrjen e masave paraprake. Pesë personat e mbetur, të gjithë shtetas shqiptarë, kishin marrë përsipër kultivimin e fidanëve të kanabisit dhe vjeljen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit