Mbrëmjen se sotme një qytetar ka denoncuar dy efektivë policorë të Komisariatit nr.1 me funksion agjentë krimesh sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.
Mësohet se, pas shoqërimit të tyre në Komisariatin numër 3 dhe marrjes së tyre në pyetje, Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka konstatuar se Punonjësit e Policisë kanë qenë në detyrë në një mision të veçantë edhe një mjet me 2 persona ka tentuar të ndërhyje duke i penguar në kryerjen e detyrës së tyre.
Kujtojmë se qytetari që ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të Komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.