-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më ofenduan dhe kërcënuan kur isha me familjen”/ Qytetari denoncon dy agjentët e krimeve, AMP nis hetimet!

Kryesoret

Dy efektivë policie të komisariatit nr.1 në Tiranë, me funksion agjentë krimesh, janë shoqëruar në Komisariatin nr.3, pasi një person i ka kallëzuar ata sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.

Mësohet se, personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e ‘Zogut të Zi’ dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të Komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.

Personi në fjalë ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.3. Ndërkohë, përfaqësues të AMP ndodhen në Komisariatin nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen. Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe një person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit