-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i LVV-së kërkon të shtyhet afati për targat

Kryesoret

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, tha se vendimi për riregjistrimin e makinave në parim është i drejtë, por kërkoi që afati për këtë proces të shtyhet për dy muaj.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, Abazi, që është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, tha më 28 tetor se një shtyrje e afatit do të ishte në “favor të interesit kombëtar” të Kosovës.

“Më shumë sesa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë dhe rikthimi i lëvizjes së qytetarëve tanë drejt Sarajevës. Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse për më shumë se dy dekada qytetarëve tanë iu është ndaluar të udhëtojnë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës. Rrjedhimisht, propozoj që data për targa të bëhet 31 dhjetori. Në këtë formë ia pamundësojmë kujtdo që ta sabotojë procesin e Berlinit dhe mundësinë që të ngrenë tensione në veriun e rëndësishme të Kosovës”, tha Abazi.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.

Më 27 tetor, zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – dhe Serbia, paralajmëruar vendosjen e bllokadave në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit konfiskon targat dhe makinat e tyre.

Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qarkullimin e këtyre makinave brenda territorit të shtetit dhe as ta kalojnë kufirin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj procesin e riregjistrimit, por Qeveria e Kosovës, sipas SHBA-së, ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit