Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim për një mori krimesh.
25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u kthye përsëri në Greqi, në mënyrë ilegale me ndihmën e tre bashkëpunëtorëve të tij, dy grekë përkatësisht 25 dhe 28 vjeç dhe një 25-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Greqi.
Të katërt janë futur në Greqi me mjetin e tyre për në Plataria Thesprotia, por aty janë pikasur nga policia greke. Ata janë vënë në pranga. 25-vjeçari akuzohet si ‘anëtar i grupit të strukturuar kriminal’, ‘vjedhje’, ‘grabitje me armë’, ‘armëmbajtje pa leje’.