-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau policin e Vis Martinajt? Sherr, ulërima dhe lot në gjyq: Je maskara

Kryesoret

Sot në gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës për personat e akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, i njohur si “ushtar” i Ervis Martinajt, i cili është zhdukur pa gjurmë prej gushtit të këtij viti.

Blendi Teta i dënuar me 25 vite burg për këtë ngjarje u përfshi në debat me nënën e Malkos, e cila shpërthu në ofendime dhe lot.

Bukurie Malko iu drejtua Tetës me fjalët “maskara më vrave djalin”. Blendi Teta mohoi krimin dhe kërkoi mbrojtjen e familjes.

“Nuk dëshiroj që të jap deklarime. U qëndroj atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim.

Nuk dua që deklarimet të lexohen pa praninë e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhanë në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi.

Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbara saj” tha ai.

Motra e Malkos ngrit në këmbë duke bërtitur dhe fyer Tetën çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit