-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky ishte sulmi i tretë, çfarë ndodhi në shtëpinë e politikanes amerikane?

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbuluar nga sulmi në shtëpinë e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Bashkëshorti i saj, Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021. Ajo aktualisht po mbledh fonde dhe po bën fushatë me demokratët anembanë vendit përpara zgjedhjeve afatmesme ta 8 nëntorit.

Burri i saj, një themelues multimilioner i një firme kapitali sipërmarrës, banon kryesisht në San Francisko.

Rrethanat e sulmit janë të paqarta dhe nuk dihet ende se si agresori mundi të hynte në banesën e çiftit.

Anëtarët e Kongresit kanë qenë në gatishmëri të lartë sigurie në lidhje me kërcënimet që erdhën pas sulmit mbi Capitol Hill.

Kujtojmë se gjatë sulmit të 6 janarit zyra e zonjës Pelosi u plaçkit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Gjithashtu banesa e saj u vandalizua dhe vitin e kaluar me mbishkrime fyese.

Republikanë të lartë, si udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, janë gjithashtu në shënjestër të vandalizmit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit