Nesër Partia e Lirisë do të zhvillojë Konventën Kombëtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të partisë. Emri nuk pritet që të ketë surpriza.
@partiaelirise Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. #pl #partiaelirise #konventakombetare #albania #ilirmeta ♬ original sound – partiaelirise
Ilir Meta do të jetë në krye të partisë që vetë themeloi dhe i ndryshoi emrin. Në një video në krah të të rinjve, ai shprehet se nesër do të merren vendime me rëndësi.
“Nesër do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.
Dje Ilir Meta firmosi paktin me Sali Berishën për zgjedhjet lokale të vitit tjetër, në 14 maj.