Policia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 10 kilogramë drogë në makinë dhe me 1800 euro cash.
I riu shqiptar të cilin hetuesit ia kishin vënë syrin prej kohësh, u kap teksa po udhëtonte në makinën e tij përgjatë unazës veriore të Pratos.
Agjentët e urdhëruan të ndalonte mirëpo ai përshpejtoi duke u përpjekur të arratisej. Më pasi u përplas me një makinë policie që po përpiqej ta pengonte të arratisej.
Policët italian i gjetën 33-vjeçarit 10 kg drogë dhe 1800 euro cash , për të cilat nuk ka dhënë arsyetim se nga vijnë mirëpo policia dyshon se rrjedhin nga aktiviteti i trafikut të drogës. / Lanazione.it