Qeveria e re britanike po lëviz në dy drejtime për bllokimin e valës së emigrantëve.
Kryeministri i ri Rishi Sunak së pari synon të arrijë një marrëveshje me Francën për të adresuar numrin e paprecedentë të emigrantëve të paligjshëm që synojnë të kalojnë ilegalisht Kanalin e La Manshit.
Së dyti zyrtarët e “Home Office” po planifikojnë të shtrëngojnë rregullat se kush kualifikohet për azil në Britani për të reduktuar numrin e aplikantëve.
Një numër i paprecedentë azilkërkuesish kanë mbërritur me gomone të vogla këtë vit, mes tyre shumë janë shqiptarë.