-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin në mes të bisedimeve mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kryesoret

Kremlini konfirmoi të premten se presidenti rus Vladimir Putin do të presë ditën e hënë bisedimet në Soçi të Rusisë midis liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Me iniciativën e palës ruse, negociatat trepalëshe mes Putinit, presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, do të mbahen më 31 tetor në Soçi”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Në tre dekadat e fundit Armenia dhe Azerbajxhani kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Përleshjet vdekjeprurëse të mujit shtator përgjatë kufirit mes dy vendeve kanë rritur frikën për një konflikt të ri.

Rusia bëri të ditur se në takimin e së hënën do të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar, si dhe “hapat e mëtejshëm për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë” në Kaukaz./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit