Pedagogët kanë dale sërish në shesh për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi tha se sindikata do të kaloj në grevë nëse qeveria nuk reagon për të plotësuar kushtet e tyre.
“Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti.
Kërkojmë që 30 % këtë të jetë edhe për stafin akademik. Kërkojmë që tarifat e studentëve të përdoren për studentët.
Theksoj që kërkimi shkencor është thelbësor në Arsimin e Lartë. Është në gjendje alarmi. Pra nuk jemi të kalojmë në fazën e fundit të grevës së urisë, po është kërkesë e disa sindikalistëve, por nëse vërtet nuk do të ketë reagim mund të shkojmë edhe në këtë fazë”, tha Kovaçi