Një sherr banal është regjistruar këtë të premte në Përmet, vetëm 100 metra larg komisariatit të policisë.
Kosta Xhello, 63 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me leva në kokë dhe pjesën e shpinës.
Si pasojë e plagëve të rënda, personi i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që pritet transporti me helikopter drejt kryeqytetit pasi është në gjendje kritike.
Policia po heton për rrethanat e ngjarjes dhe identifikim e autorit.