Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj është shprehur pesimistë për bashkimin e demokratëve.
Përmes një postimi në Twitter, ai është shprehur se hallet personale po pengojnë bashkëpunimin mes demokratëve. Ai ka shtuar se mes dy krahëve të selisë blu duhet të gjendet kandidati i duhur dhe jo të diskutohet për statutin.
“Kushtet dhe hallet personale po pengojnë bashkëpunimin mes demokrateve.Nuk duhet të jetë statuti i një pjese në diskutim por kantidati i perbashket fitues.”Pronarit”nuk i intereson sinqeriteti dhe fitorja e demokratëve por nënshtrimi i tyre si qellim final per të jetësuar pronen,” është shprehur Gjekmarkaj.
Kushtet dhe hallet personale po pengojnë bashkëpunimin mes demokrateve.Nuk duhet të jetë statuti i një pjese në diskutim por kantidati i perbashket fitues.”Pronarit”nuk i intereson sinqeriteti dhe fitorja e demokratëve por nënshtrimi i tyre si qellim final per të jetësuar pronen.
— Agron Gjekmarkaj (@GjekmarkajAgron) October 28, 2022