23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura deri në 28 gradë por vranësira, parashikimi i motit për sot

Kryesoret

Vendi ynë ashtu si tashmë prej disa ditësh do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për nesër parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Gjithashtu në orët e mëngjesit parashikohet prania e mjegullës së dendur apo mjegullinës në zonat luginore dhe jo vetëm.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 5-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 20°C

në zona e ulëta 5 deri 28°C

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit