-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi/ Ulqini: 350-500 euro gjobë nëse del me rroba plazhi në qytet!

Kryesoret

Komuna e Ulqinit ka miratuar një rregullore të re që vendos kufizime për lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare.

Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Ulqinit, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe hapësira të tjera publike të qytetit.

Rregullorja nuk përfshin zonat e plazhit dhe hapësirat pranë bregdetit të dedikuara për pushuesit.
Për shkelësit janë parashikuar gjoba të konsiderueshme, që sipas autoriteteve variojnë nga 350 deri në 500 euro për personat fizikë.

Zyrtarët lokalë thonë se masa synon të ruajë rendin, etikën dhe imazhin e qytetit turistik gjatë sezonit veror./ Ekspress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit