-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen e bindur: “Shumë shpejt” zgjidhet mosmarrëveshja për targat

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila gjendet për një vizitë zyrtare në Beograd në kuadër të turit të saj ballkanik, është shprehur optimiste se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e targave.

Të hënën e 31 tetorit skadon afati dy mujor i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale me akronime si KM, PZ, PR, në ato të Republikës së Kosovës, RKS.

Deri më tani vetëm 20 serb kanë përfillur vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke i konvertuar targat e tyre, ndërsa pjesa dërmuese e serbëve nga 1 nëntori nuk do të mund të lëvizin nëpër rrugët e territorit të Kosovës me veturat e tyre që mbajnë targa ilegale.

Për këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koordinim me BE-në kanë kërkuar shtyrjen e vendimit, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar për kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë.

Lidhur me këtë çështje në Beograd ka folur edhe Von der Leyen, duke theksuar se një zgjidhje konkrete kërkon konstruktivitetin dhe fleksibilitetin e të dyja palëve.

“Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij po punojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje për targat dhe jam thellësisht e bindur se ka një zgjidhje, kemi vullnet të mirë nga të dyja palët”, ka deklaruar ajo.

“Diskutimet janë të vështira, shpresojmë që shumë shpejtë të kemi një zgjidhje konkrete, ajo që na duhet është konstruktiviteti dhe fleksibiliteti i të dyja palëve, ndaj është e rëndësishme që të dyja palët t’i qasen kësaj teme në atë mënyrë që së bashku të gjejmë një zgjidhje”, ka shtuar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit