-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me një film shqiptar, vjen për herë të parë në Tiranë aktorja e dashur italiane

Kryesoret

Manuela Arcuri, aktorja e njohur italiane, e cila ka mbajtur në shumë filam rolin e karabinieres është rikthyer me “Kthetrat e Shqiponjës”. Premiera e filmit u mbajt të enjten në Cinneplex.

Acuri, tha për Top Channel se ky është filmi i parë që ajo xhiron në Shqipëri dhe është ndjerë shumë mirë.

“Jam ndjerë shumë mirë të xhiroj filmin tim të parë në Shqipëri. E kemi xhirur brenda një bunkeri këtë film. Të zhanrit thriler/ horror. Ishte shumë bukur. Jam emocionuar dhe mezi shoh ta shoh në ekranin e madh këtë mbrëmje”, tha aktorja.

Ngjarjet vendosen në periudhën pas rënies së komunizmit. Në Tiranën e vitit 1997. I xhiruar në një bunker ai na sjell më mirë kaosin dhe terrorin e një lufte civile.

“Pranova ta bëj këtë film sepse para së gjithash është një tipologji e ndryshme nga ajo që kam xhiruar deri sot. Të interpretosh personazhe të reja dhe të jetosh jetë reja ishte një eksperiencë shumë e bukur”, u shpreh Arcuri.

Manula Arcuri është një aktore shumë e dashur për ne, pjesë e serivaleve  “Carabinieri”, “Il peccato a la vergogna” (“Mëkati dhe turpi”), “L’onore e il rispetto” (“Nder dhe respekt”).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit