Gjykata ka vendosur sot që të lerë në fuqi masën e arrestit me burg pa afat për biznesmenin Gentian Malindi, i arrestuar dy ditë më parë për trafik kokaine.
Ai ishte i shpallur në kërkim që në vitin 2019 për porositjen e 137 kilogramëve kokainë që u gjurmuan e zëvendësuan me oriz në Greqi.
Pas tri viteve në kërkim nga Policia e Shtetit, Malindi ka rënë në prangat e policisë në afërsi të Vorës, teksa lëvizte me mjetin e tij.
Prokuroria e Posaçme përfundoi në nëntor 2020 hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori.
Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.