Policia e Shtetit ka vënë në pranga Fatmir Manellarin, autori i vrasjes me thikë i Safet Hyskollarit në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Ngjara e rëndë ka ndodhur rreth dy muaj më parë. Autori pas ngjarjes u largua në drejtim të paditur, por u arrit të kapej mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Krim i paralajmëruar, viktima kishte sherr për pronën sa herë kthehej nga Amerika
Por si ndodhi ngjarja e rëndë?
Mësohet se viktima kishte vendosur disa tuba në një kanale kullues në një tokë shtetërore. 63-vjeçari Fatmir Manellari, autori i vrasjes edhe pse nuk banon pranë kësaj rruge u konfliktua me 65 vjeçarin.
Kjo, pasi nuk ishte dakord që ai të vendoste tuba, pasi kishte frikë se për shkak të tubave shtëpia e tij mund të përmbytej gjatë dimrit. Pas debatit 63 vjeçari me probleme të shëndetit mendor e goditi disa herë me thikë viktimën duke i marrë jetën.
Viktima Safet Hyskollari kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA. Ai kishte kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension. Së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë.
FOTO/ Ky është vrasësi, i futi thikën fqinjit sa erdhi nga Amerika
Që nga rikthimi në fshat viktima ka pasur konflikte të vazhdueshme me Fatmir Manellarin. Autori dhe viktima nuk kanë pasur asnjëherë konflikt verbal më parë. Kjo shpjegon edhe faktin se përse asnjëherë nuk është kërkuar ndihmë në polici.
Kokflikti ka ndodhur pasi viktima kishte vendosur disa tuba në kanalin kullues në një tokë shtetërore. Kjo tokë nuk i përkiste asnjërit prej tyre. Autori pasi e kanë njoftuar të afërmit, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.
U kthye pas 20 vitesh në Shqipëri, konflikti për pronën në Pogradec i mori jetën
Për vendin që pretendon autori se e ka të tijën nuk ka asnjë dokumentacion por thotë që e kam ai pasi në ish kovaçanën aty ka punuar vite më parë dhe ka zaptuar vendin me pretendimin që e ka ai.