Disa detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin dy ditë më parë në fshatin Gështenjas në Pogradec.
Fatmir Manellari, i mori jetën fqinjit të tij Safet Hyskollari, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga Amerika. Punimet që viktima po kryente për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubacioneve u bë shkak për konfliktin.
Sipas banorëve sa herë që viktima kthehej nga Amerika sherr dhe zënkat, ishin të vazhdueshme. Policia nuk ka gjetur thikën, me të cilën Manellari qëlloi për vdekje Hyskolarin.
Po ashtu prej dy ditësh ai vazhdon të jetë në arrati. Familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për vendin ku fshihet autori dhe se ai ka pasur dhe probleme të shëndetit mendor.









