-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Na sillni batanije dhe gjeneratorë’/ Vitali Klitschko thirrje të dëshpëruar Perëndimit: Do të vdesim nga i ftohti!

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i bëri thirrje Perëndimit për të ndihmuar vendin e tij. Ukraina pritet të përballet me armikun më të vështirë, dimrin e ftohtë.

Ai u kërkoi urgjentisht aleatëve të Ukrainës që të dërgojnë batanije dhe gjeneratorë. Kjo si masë parandaluese për të mbajtur ngrohtë bashkatdhetarët e tij.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë. Dhe për t’i mbrojtur ata. Por ky dimër do të jetë një sfidë e madhe për ne”, tha kryebashkiaku 51-vjeçar i Kievit.

Ai theksoi se rritja e sulmeve ruse ndaj termocentraleve do ta sjellë vendin në prag të një krize të re humanitare.

Në Kiev, banorët kanë marrë paralajmërime për një “kolaps” të rrjetit të furnizimit me energji elektrike. Ndërsa pyetja e të gjithëve është nëse sistemi do të mund të përballojë muajt e ardhshëm të ftohtin që pritet të vijë në vend.

Në ditët në vijim temperatura gjatë natës në disa rajone të Ukrainës parashikohet të biejnë deri në -20 gradë Celsius. Ndërkohë që shumë banorë janë strehuar në ndërtesa pa gaz. Aty ku i vetmi mjet për ngrohje është energjia elektrike.

I njohur me pseudonimin “Dr. Iron Fist”, kryebashkiaku i Kievit tha se lufta e Putinit nuk është më një luftë kundër forcave të armatosura ukrainase. Por, sipas tij, një luftë kundër qytetarëve të Ukrainës.

Vitali Klitschko dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të blejnë gjeneratorë. Deri më sot kanë organizuar 1000 pika në Kiev ku qytetarët mund të vizitojnë për t’u ngrohur.

Kryetari i Bashkisë së Kievit është përfshirë aktivisht në politikë që nga viti 2005. Ai ka kombinuar boksin dhe sportin derisa u tërhoq përgjithmonë nga sporti në vitin 2013.

Në vitin 2011, së bashku me vëllain e tij Vladimir, gjithashtu boksier, fituan rekordin Guinness si dyshja e vëllezërve me më shumë fitore në garat e peshave të rënda. Vitali Klitschko drejton bashkinë e Kievit që nga qershori i vitit 2014.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit