Një oficer policie humbi jetën gjatë një operacioni policor në lagjen Cote-des-Neiges në Montreal të Kanadasë, ndërsa edhe i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit.
Ndërkohë autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.
Ndërsa një prej dëshmitarëve që ishte në vendngjarje ka deklaruar se ka parë xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë, ku sipas tij u dëgjuan mbi 30 të shtëna.
“Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.









