Një aksident ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Studen.
Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë. Pasi dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë në rrugën automobilistike në qendër të Fushë Studen.
Nga përplasja drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri shoku i tij kanë mbetur të plagosur, në gjendje të rëndë.
Ata janë transportuar me urgjencë për në Librazhd ku më pas Brian Dosku është transportuar me Helikopter për në Spitalin e Traumës, Baki Sejdi në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Related