Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim.
Elvis Boka mashtroi një qytetar, duke i thënë se do t’i blinte një apartament dhe i mori një shumë prej 25 mijë eurosh.
“Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç.
Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament,” ka njoftuar policia.








