Një çift të rinjsh, me origjinë shqiptare janë arrestuar nga autoritet greke në Kostur. Ata janë kapur duke trafikuar 46 kg kanabis drejt Athinës.
Departamenti i anti drogës në Kostur kishte informacione se çifti i shqiptarëve do të transportonte një sasi droge nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur, me destinacion Athinën.
Menjëherë në zonë u vendosën disa patrulla policie të cilat pasur lokalizuan dy të dyshuarit, iu bënë atyre shenjë të ndalojnë.
Drejtuesi i automjetit nuk ndaloi duke shtuar shpejtësinë. Pak kilometra me tej, policia mundi të ndalojë mjetin dhe u vendosi atyre prangat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 46 kg kanabis, njësi parash cash si dhe 4 celularë.