Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, është në pritje të ëmbël të një djali.
Ajo dhe partneri i saj, DJ Dagz, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.
E ndonëse ka aludime të shumta rreth dasmës së tyre, prezantuesja tashmë ka dhënë një përgjigje.
Ajo thekson se do të bëjnë një super dasmë, por që nuk dihet se kur do të organizohet.
“Se di kush ju gënjen juve. Por jo, dasmë…po super dasmë do ketë”, u shpreh ajo.