Spartak Dyrmishi, një 45-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritet greke pasi dyshohet se ka përdhunuar një grua në Paleo Faliro dhe ka tentuar të përdhunojë një tjetër grua.
Policia dyshon se ai është arratisur në Shqipëri, ndërsa pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.
Autoritet kryen kontroll në banesën e tij ku jetonte vetëm me të ëmën, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.
Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.
Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë.