Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Fatjon Muratin, i cili u kap në makinë së bashku me Indrit Doklen.
Atij iu kap në 13 korrik arsenali i armëve dhe në 8 tetor u arrestua teksa po udhëtonte në makinë me Doklen.
Çfarë ndodhi me makinën e blinduar të hasmit të Vis Martinajt? E zbulon “5pyetjet.al”
Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.
Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.