Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi sot Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Javën, ish-kryeministri e nisi me fokus inceneratorët, pas të cilëve, sipas tij qëndron vetë Edi Rama.
“Ai krijoi sipërmarrje personale me 420 milionë euro të grabitura të taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur me djegësat.
Janë objekte krimi dhe nuk konfiskohen dhe ata shëtisin të lirë. Sipërmarrja merr cdo javë qindra mijëra euro që shkojnë në konton bankare të Ramës dhe ministrave.
Pasi u lirua Bllako, tani Ramës, Gugallja, Mërtiri dhe Zoto i kërkojnë çlirimin nga akuzat” tha ai.