Në një intervistë të fundit, Sabian Mejdini ka treguar shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri te karriera.
Këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij.
“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë, nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit”.
“Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabane si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabane në Sabian”
Në të kaluarën, Sabiani ka treguar se emri i tij i vërtetë ka qenë Lorenc.