Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar 5 protestuesit e arrestuar në flagrancë gjatë protestës së Partisë Demokratike të mbajtur më 17 prill 2026 në Tiranë.
Të arrestuarit ishin mbajtur në burg deri më tani, ndërsa Apeli vendosi zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.









