-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbytja” e të drejtave të iranianëve, “shpërthejnë” protesta në mbarë botën

Kryesoret

Gjashtë javë, pasi vdekja në duart e policisë e Mahsa Aminit shkaktoi protesta në Iran, gjatë fundjavës u organizuan protesta në qytete në mbarë botën, në të cilat u bënë thirrje për liri në Iran. Edhe në qytetin amerikan të Los Anxhelosit një numër i madh njerëzish protestuan kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran.

Mijëra iranianë dhe mbështetës të lirive politike në Iran morën pjesë në protestat e mbajtura në Oslo, Pragë, Londër, dhe Uashington.

Në Los Anxhelos, iraniano-amerikani Al Biggy bëri thirrje për liri, demokraci dhe drejtësi në Iran.

“Bota e ka parë se si regjimi në Iran po vret qytetarët e tij, vajza, djem e të rritur. Ata shkojnë nëpër shkolla, marrin vajza, i përdhunojnë dhe i burgosin ato. Këto janë veprime çnjerëzore. Nuk mund të jemi më në dorën e diktatorëve dhe të vritemi. Kjo është e pabesueshme. Të gjithë po shohin se çfarë po bën Putini në Ukrainë. Regjimi në Iran po ndihmon Rusinë të vrasë edhe ukrainasit. Kjo është një dhimbje e madhe”, tha ai.

Mehean, një protestuese që nuk pranoi të zbulonte mbiemrin e saj nga frika se kjo mund të sjellë pasoja për miqtë e saj që ende janë në Iran, thotë se shumë njerëz nuk kanë mundur të komunikojnë me familjet e tyre që nga fillimi i protestave dhe po bëjnë thirrje për qasje të papenguar në internet.

“Kam jetuar në Iran për 12 vjet dhe jam këtu sot për të mbështetur popullin iranian. Ata po luftojnë për liri”, thotë ajo.

Në Nju Jork, Helen Kamali ndihmoi në organizimin e një proteste të përbashkët me komuntetin ukrainas të qytetit.VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit