-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me çantë dhe kapele! Kamera filmoi vrasësin te “Kodra e Diellit”

Kryesoret

Kamerat e sigurisë kanë arritur që të kapin autorin e vrasjes së Briken Sanajt mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor pohuan se në kamera, autori shfaqet duke mbajtur në krahë një çantë të madhe, në të cilën dyshohet se fshihte kallashnikovin.

Ai mbante edhe një kapele, çka e ka bërë deri tani të pamundur identifikimin e tij. Autorët ishin dy.

E PLOTË/ Tre emra dhe misteri! Hap pas hapi si u vra lezhjani dhe çfarë po fshihte?

Njëri prej tyre ka qëndruar në pritje në brendësi të rezidencës dhe sapo Briken Sanaj ka parkuar makinën në apartamentin e marrë me qira nga miku i tij, ka qëlluar me breshëri ndaj tij. 39-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Pasi u larguan nga vendngjarja autorët dogjën makinën tip Benz me targa të vjedhura në zonën e Qafë Kasharit, në brendësi të së cilës u gjet arma automatike dhe disa gëzhoja.

Viktima, Briken Sanaj mësohet se disa vite më parë ka patur probleme hasmërie në qytetin e Lezhës, ku banonte.

Kjo është pista kryesore që po verifikohet nga grupi hetimit. Megjithatë verifikime po kryen edhe për ndonjë konflikt tjetër të 39-vjeçarit, apo të afërmve të tij.

Killeri poshtë ullirit! Kronologjia, si ndodhi ekzekutimi mafioz në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit