Orges Bilbili i dënuar i përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë në Lushnje, ka kërkuar pafajësinë në Apel.
Fajtor me Bilbilin është shpallur dhe Anterio Kaloshi.
Sipas hetuesve shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.
Në tetor 2019, Orgest Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, ky i fundit i shpallur në kërkim, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafe.