-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK çon në gjyq ish-gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi: Fshehu pasurinë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Ai do të përballet në gjyq me akuzën e fshehjes së të ardhurave, pasurisë.

“Sot me date 31.10.2022 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt:

Gjykimin e procedimit penal nr. 137/2 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, me funksion ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal” mbyllet njoftimi i SPAK-ut.

Në korrik të vitit 2018 gjyqtari Shkëlzen Selimi u shkarkua nga vettingu pasi sipas trupës rezultoi se ka pasur lidhje me krimin e organizuar. Në raportin e saj Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka cilësuar gjyqtarin Selimi si të ‘papërshtatshëm’ për shkak të një seri kontaktesh jo rastësore me përfaqësues të krimit të organizuar dhe dyshime për përfshirje në korrupsion pasiv në më shumë se një rast, duke e cilësuar gjyqtarin si “një person me tendenca për përfshirje në veprimtari kriminale’ ose ‘që mund te vihet nën presion nga krimi i organizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit