Serbia përballet me një “marsh të rënd diplomatik” për punën e Kosovës, tha të hënën shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, duke pohuar se Kosova nuk dëshiron të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si Palestina.
Daçiç, i cili pas mandatit të tij si kryetar i parlamentit serb në qeverinë e re u rikthye në postin e ministrit të Punëve të Jashtme, tha se Serbia nga vendet lidere të Perëndimit, në krye me SHBA-në, po merr mesazhe gjithnjë e më të qarta se është koha për zgjidhje të përhershme të problemeve me Kosovën.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga 193 anëtarë, Kosova nuk mund të marrë më shumë se 83 vota” pohoi Daçiç në një intervistë për mediat serbe.
Ai shtoi se “ka raste të ndryshme”, nga të cilat “katër shtete e kanë njohur, por nuk e votojnë Kosovën”, dhe se “ka edhe vende që ndryshojnë qëndrim çdo gjashtë muaj”.