Një aksion i forcave RENEA u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Nga operacioni janë sekuestruar një sasi prej 8 kallëpe tritoli dhe 3 mina me telekomandë.
Po ashtu, gjatë kontrollit të banesave janë sekuestruar 2 armë gjahu, 1 kallashnikov dhe municione luftarake. Policia ka njoftuar se janë arrestuar 2 persona, 2 të tjerë janë nën hetim dhe një i shpallur në kërkim.
Me kontrollin e banesës së shtetasit C. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare,” ka njoftuar policia.