-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembet ura në Indi, vdesin 141 persona

Kryesoret

Një urë në qytetin Gujarat, në Indi është shembur.

Zyrtarët thonë se 141 njerëz, shumica prej tyre gra, fëmijë ose të moshuar, vdiqën pas shembjes së urës të dielën në mbrëmje.

Struktura 140-vjeçare në qytetin e Morbit u rihap një javë më parë pas riparimeve.

Kishte mbipopullim në urë – një atraksion i madh turistik lokal – në kohën kur u shemb, thanë zyrtarët.

Policia po merr në pyetje tetë persona në lidhje me incidentin, konfirmoi një zyrtar policor për BBC. Ata që u morën në pyetje përfshinin personel sigurie dhe shitës biletash.

Zyrtari nuk pranoi të konfirmojë nëse punonjësit e Oreva Group, firma e cila ishte përgjegjëse për mirëmbajtjen e urës, po merren në pyetje.

Janë ngritur pyetje përse Oreva Group, një kompani e cila dikur e përshkruante veten si “kompania më e madhe e prodhimit të orës në botë” – përpara se të fillonte të prodhonte produkte ndriçimi, biçikleta me bateri, pajisje shtëpiake dhe televizorë – iu dha përgjegjësia për mirëmbajtjen e një urë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit