-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtypja e protestave, Scholz: Do shtojmë sanksionet ndaj Iranit

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të mëtejme kundër Iranit për shkak të shtypjes “së tepruar” të protestave.

“Jam i shokuar nga fakti se njerëzit që po protestojnë në mënyrë paqësore po vdesin në Iran”, shkroi Scholz në Twitter.

“Ne dënojmë dhunën e tepruar nga forcat e sigurisë dhe qëndrojmë me popullin e Iranit. Sanksionet e BE-së janë të rëndësishme. Ne jemi duke rishikuar hapa të mëtejmë”, shtoi ai.

Republika Islamike po përballet me protesta që nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila vdiq sa ishte në mbajtje policore. Ajo ishte arrestuar në Teheran nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Në përgjigje, BE-ja më 17 tetor vendosi sanksione ndaj policisë së moralit të Iranit dhe 11 zyrtarëve, përfshirë edhe ndaj ministrit të Telekomunikacionit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit