Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.
Një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet K.K është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market.
Ndërkohë një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D banues në Durrës u arrestua pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 42 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në një market.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.