Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në Vlorë. Një kamion ka përplasur një këmbësor.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.