-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“‘Dronët e armikut’ vëzhguan Ushtrinë serbe afër Merdares“/ Mediat serbe: Vuçiç dha urdhër të shkatërrohen menjëherë!

Kryesoret

Mediat serbe kanë publikuar një lajm që duhet të merret me rezervë. Ato shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.

Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiçin, ky i fundit ka lëshuar urdhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.

“Vuçiç vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruan mediumi serb, “Politika”.

Për t’i penguar aktivitetet e pretenduara “të armikut”, mediat atje shkruajnë se avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht për t’i sulmuar dronët./Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit