-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fluturimet me charter/ Partia e Metës: 14 pyetje për Ramën

Kryesoret

Partia e Lirisë ka rikthyer sot edhe njëherë në qendër të vëmendjes së qytetarëve fluturimet e kryeministrit Edi Rama me avion. Deputeti Petrit Vasili shprehet se Edi Rama është nën akuzë për shpërdorimin e pushtetit të parave publike.

“Me pafatyrësinë më të madhe, Edi Rama guxon dhe thotë se i bën reklamë Air Albanias por ka disa pyetje asgjësuese që i vendosen atij.

1-            Si guxon kryeministri dhe i bën një reklamë një biznesi privat?

2-            Si i bën reklamë një biznesi i cili nuk dorëzon as bilancet dhe nuk dorëzon gjithashtu as aksionerët, pra përfituesit e parave?

3-            Ku shkojnë këto para, kush i merr ato?

Çfarë fsheh qeveria dhe për çfarë arsye i bën shërbim kësaj fshehje të këtyre parave

4-            Si ka mundësi që kryeministri guxon dhe i bën reklamë në këto kushte një biznesi i cili në këtë rast do të ishte subjekt i verifikimit për pastrim parash përderisa nuk deklaron as bilancet as aksionerët.

5-            Në vend të batutave prej banditi shtetëror dhe politik, kryeministri ka detyrimin ligjor t’u përgjigjet dhe këtyre pyetjeve të tjera.

6-            Sa është fatura që i paguan Air Albanian për çdo udhëtim?

7-            Sa taksa i paguan koncesionarit ky avion për udhëtimet e tija

8-            Ky avion ka qenë në përdorim të një pushtetari të rëndësishëm jashtë Shqipërisë, kush ja ka falur apo dhuruar dhe si është kryer kjo falje?

9-            Cilat janë marrëdhëniet e veçanta dhe çlloj janë këto marrëdhënie me këtë pushtetar?

10-          Për çfarë i hyn në punë dhoma e gjumit brenda këtij avioni, qoftë dhe për udhëtime dy orëshe?

11-          Si shërbehet dhe cila është vlera e kateringut, ushqimit luksoz që konsumohet brenda këtij avionic?

12-          A ka moral më ky kryeministër, që kur erdhi në pushtet premtoi se ministrat e tij do të udhëtonin vetëm më klas ekonomik dhe sot udhëtojnë më cartëra sheikësh

13-          Çfarë morali, ka ky kryeministër që në kushtet e një varfëri të frikshme që vetëm thellohet dhe i ka bërë shqiptarët të largohen nga vendi, ky bën një luks që do ishte i tepruar për vendet më të pasura të europës dhe botës

14-          Çfarë morali ka ky përballë kushedi sesa personaliteteve të lartë në SHBA, Francë, Gjermani të cilët kanë dhënë dorëheqjen vetëm e vetëm se kanë përdorur për qëllime private automjete shtetërore brenda qytetit?” tha ai.

Akuzat e Berishës për fluturime, Rama: Të dyndin me shpifje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit