Berlini e ka paralajmëruar dhe një herë Serbinë se marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë, mund të komplikojë qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar një një burim i qeverisë gjermane.
“Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë sigurisht që i përkasin anës së hijes”, tha ai.
Dhe ai iu referua konkretisht marrëveshjes së nënshkruar në fund të shtatorit nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij i atëhershëm serb Nikola Selakoviç për të vazhduar konsultimet midis dy ministrive për dy vitet e ardhshme.
Beogradi paraqiti kërkesën e tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian më 23 dhjetor 2009 dhe mori statusin e vendit kandidat në vitin 2012. Negociatat e anëtarësimit filluan në 2013.
Gjatë samitit, Presidenti i Komisionit Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian dhe kancelari gjerman do të nënshkruajnë tre marrëveshje për rajonin: njohjen reciproke të identiteteve, diploma universitare dhe certifikata profesionale.