-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tha Kokalarit skizofrene, Apeli: Salianji, i pafajshëm

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji fiton gjyqin në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndaj Evi Kokalarit. Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 500 mijë lekë gjobë, por Apeli i dha pafajësi Salianjit.

Por si rrodhi debati?

Deputeti i Partisë Demokratike gjatë një interviste televizive vitin e kaluar, e cilësoi aktivisten e pozicionuar asokohe krah Sali Berishës, për ‘Foltoren’ si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim. Evi Kokalari paditi në SPAK Ervin Salianjin.

‘‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim.

Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, shprehej Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit