Ish-boksieri i Malit të Zi, Goran Gogic, akuzohet nga SHBA se ka trafikuar 22 tonë kokainë me vlerë 1 miliard dollar.
Ai u arrestua teksa po tentonte të arratisej me avion drejt Zyrihut.
Sipas prokurorëve kokaina ishte marrë në Kolumbi dhe kishte si destination Evropën, përmes porteve amerikane.
Kokaina ngarkohej në anijet e mallrave gjatë natës përmes varkave të vogla.
Gogic ishte përgjegjës për logjistikën, pasi koordinohej me anëtarët e ekuipazhit të anijeve, trafikantët kolumbianë dhe punëtorët e porteve evropiane ku do të shkarkohej malli.
Autoritet kanë bërë me dije se ai punonte dhe paguhej nga grupet kriminale të Ballkanit.